Sporti

Kush është Luuk de Jong, statistikat e sulmuesit të ri të Barcelonës

09/01/2021 09:05
nga:Lorik J

Holandezi Luuk de Jong u bë lojtari i ri i Barçës për këtë sezon të ardhshëm pasi katalanasit arritën një marrëveshje me Sevilla për transferimin e futbollistit dhe sulmuesi do të bashkëpunojë edhe një herë me Ronald Koeman, i cili tashmë e menaxhoi atë në ekipin kombëtar të Holandës.

Pas dy sezoneve në Seville, De Jong arrin në Barça dhe do të dëshirojë të tregojë në Camp Nou, përcjell GazetaBlic Sport.

Në moshën 31 vjeçare, De Jong do të kërkojë të shënojë sa më shumë tek Barça dhe të kthejë besimin që Ronald Koeman dhe klubi i kanë dhënë atij për të mbuluar largimin e Antoine Griezmann.

MundoDeportivo ka sjellur statistikat që ai ka pasur gjatë karrierës:

– De Graafschap (2008-09): 3 gola, 19 ndeshje

– Twente (2009-12): 59 gola, 120 ndeshje

– Borussia Mönchengladbach (2012-14): 8 gola, 45 ndeshje

– Newcastle (2014): 0 gola, 12 ndeshje

– PSV Eindhoven (2014-2019): 112 gola, 204 ndeshje

– Sevilla (2019-2021): 19 gola, 94 ndeshje

– Holanda: 8 gola, 38 ndeshje