Showtime

Kush është Kim Kardashian? Modelja që ka ngjashmëri të madhe me femrën më seksi (FOTO)

06/18/2021 00:27
nga:Gazeta Blic

Chaly DN nga Londra ka zbuluar se ka shpenzuar dy milionë dollarë që të dukej si ylli televiziv, Kim Kardashian.

Pas ndërhyrjeve të shumta e të ndryshme, modelja shprehet se njerëzit shpeshherë e ngatërrojnë atë me femrën më seksi në botë.

“Njerëzit më thonë gjatë gjithë kohës që dukem si ajo. Më ngatërrojnë dhe më ndalojnë në rrugë”, ka shtuar Chaly, e cila ka shpenzuar plot dy milionë euro në ndërhyrje, veshje dhe aksesorë.

Gjithashtu ajo është shprehur se nuk ka bërë ndonjë operacion për t’u dukur si Kim. Sipas saj, ka bërë botoks dhe fillor.

Ndërkohë edhe pse e krahasojnë me yllin e famshëm, influencuesja ka zbuluar se nuk po përpiqet me qëllim që të kopjojë Kim Kardashian.

“Unë nuk po përpiqem të dukem si ajo. Thjesht dukem natyrshëm si ajo”, ka përfunduar Chaly DN.