Sporti

Kush është Jorick Luisetto, boksieri që do të ndeshet sonte me Florian Markun?

11/20/2021 13:07
nga:Mergim Rreci

Shqiptari i pamposhtur në boks, Florian Marku rikthehet sonte, ku do të përballet me Jorick Luisettos.

Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisetto në The SSE Arena, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një përballje shumë interesante, me kundërshtarin që asesi nuk mund të nënçmohet.

Luisetto ka zhvilluar deri më tani 13 takime, midis të cilave ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje.

Boksieri francez ka mundur të mposhti kundërshtarët me “knock out” 3 herë.

Momentalisht ai është 33 vjeçar.

Jorick Luisetto flet para meçit të madh me Florian Markun: Kam respekt për të, por do të jap gjithçka për ta fituar këtë luftë