Kampionati Botëror 2022 në Katar fillon nesër.
32 kombëtare të mëdha botërore do të marrin pjesë dhe do të synojnë trofeun e madh të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic.
Megjithatë, sipas Andin Lokajt, komentatorit sportiv tri kombëtare janë favoritet për të marrë në fund trofeun e madh.
“Brazili, Argjentina dhe Spanja janë favoritët sipas meje. Madje spanjollët paksa i favorizoj, sepse kanë një skuadër shumë të paparashikueshme. Për pak detaje e kanë humbur Euro2020, por këtë herë besoj se do të shkojnë shumë larg”, tha Andin Lokaj për “BlicInterview” me Astrit Gashin.
/GazetaBlic