Showtime

Kush është e dashura e re e Eros Grezdës, nga lidhja me Almedën tek karriera si këngëtare

10/02/2022 21:28
nga:G C

Jeta private e Eros Grezdës është sërish në vëmendje të mediave. Pas ndarjes nga Oriola Marashi, futbollisti ka në krah një tjetër super yll. Ajo është Ajsel Abazi, një emër që nuk bëhet për herë të parë pjesë e mediave.

Ajsel në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, mori pjesë në “The Voice of Albania” dhe u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati. Më pas në moshën 17-vjeçare mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”.

Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo u rikthye këtë vit me një këngë të re që titullohet “Si unë”.

Ajsel është bërë shpesh pjesë e portaleve edhe për lidhjen e saj me Almeda Abazin, të cilën e ka kushërirë dhe ngjasojnë shumë.

Sa i përket lidhjes me Eros Grezdën, dyshja ka vetëm pak kohë që kanë nisur një romancë, të cilën e kanë bërë publike me postimet në Instastory duke mos u fshehur aspak nga syri i publikut./Xing.al/