Showtime

Kush është e dashura e Mashkullit më seksi në botë për vitin 2022

11/11/2022 21:33
nga:G B

Chris Evans u shpall nga revista “People” Mashkulli më seski në botë për vitin 2022. Aktori i cili u bë i famshëm për rolin e Captain America në sagën e filmit Marvel, ka partnere aktoren portugeze Alba Baptista, e cila është 16 vjet më e re se ai.

Evans, 41 vjeç dhe Baptista, 25 vjeç, janë në lidhje për pak më shumë se një vit dhe një burim i tha revistës People, se lidhja “është serioze” mes të dyve. Familja e Chris e adhuron partneren e tij të re.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur”, shtoi burimi. “E gjithë familja dhe miqtë e tij e adhurojnë atë.”

Në intervistën për “People”, Chris komentoi se çfarë duhet për të pasur një marrëdhënie të mirë:

“Shoh vërtet guxim dhe fuqi pas të thënit, ‘Më fal’. Nëse jeni në gjendje në ato momente të qëndroni të qetë dhe të dëgjoni dhe të thoni se ju vjen keq edhe nëse nuk mendoni se keni bërë ndonjë gjë të gabuar sepse nuk është nga këndvështrimi juaj, është nga perspektiva e personit tjetër, mendoj që hap një derë në një mënyrë shumë të shëndetshme”, u shpreh aktori.