Showtime

Kush është bashkëshortja? Këngëtari shqiptar martohet në fshehtësi në Gjermani!

07/17/2023 11:42
nga:N M

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, është martuar në fshehtësi? Sipas burimeve për “Prive”, artisti i ka dhënë fund beqarisë në Gjermani, pak ditë më parë.

Bujupi thuhet se ka bërë një dasmë në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarëve. Edhe pse ai u sigurua që asgjë të mos bëhej publike, duket se dikush ‘spiunoi’ dhe nxori sekretin e këngëtarit.

Ndërkohë bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani. Ende nuk ka një foto të saj, ndaj do na duhet të presim deri në momentin që ai ta bëjë publike vetë lajmin e bukur.

Kujtojmë se në aspektin e karrierës, Ardiani sapo ka publikuar këngën ‘Valle kosovare’ në bashkëpunim me Shpat Kasapin, e cila deri më tani ka grumbulluar 7.7 milionë klikime në ‘Youtube’.