Lajme

Kush është Armanda Begaj – Zonja e Parë e Shqipërisë?

07/24/2022 22:40
nga:Q R

Sot (e diel) ka marrë zyrtarisht rolin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë, me ç’rast edhe iu dorëzua detyra nga pararendësi i tij, Ilir Meta.

Në lozhën e Kuvdenit për ta ndjekur nga afër ceremoninë e betimit, ishin edhe familjarët e tij, përkatësisht bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Gruaja e cila tashmë do të gëzojë epitetin Zonja e Parë e Shqipërisë, quhet Armanda Begaj dhe ka dy djem me presidentin e ri të vendit.

Ajo është lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në Administratën Tatimore të Shqipërisë si punonjës, ndërkohë që së fundmi ka punuar edhe në sektorin e IT-së në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sipas një formulari të dekriminalizimit që vet familja ka plotësuar, rezulton se ata asnjëherë nuk kanë jetuar jashtë vendit.

Si Zonja e Parë e re e vendit, ajo mori vëmendjen me dukjen elegante të ceremonisë së betimit, e veshur me një fustan bojëqielli teksa shoqëronte bashkëshortin e saj në marrjen e detyrës së re.

Ajo zyrtarisht zë vendin e gruas që deri më tani ka qenë Zonjë e Parë e vendit, Monika Kryemadhit.