Përmes një postimi në Facebook, Anemona Koci njofton që për herë të parë do të garojë për asamble komunale në listen e Vetëvendosjës.
Edhe pse ishte një ndër të parat anëtare e LVV-së në komunën e Skenderajit ajo tani për herë të parë sfidon veten e saj në një garë politike.
Koci për momentin është e angazhuar si vullnetare në organizatën Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Prishtinë në kuadër të vaksionimit për Covid-19, ndërsa do të sfidojë veten me sprovën e re ku premton një kontribut modest për zhvillimin e proceseve demokratike në komunën e Skenderajit.
Njoftimi i plotë:


