Sporti

Kush është Alain Giresse, trajneri që mund të marrë drejtimin e Kosovës

02/21/2022 23:05
nga:Lorik J

Në orët e fundit emri i Alain Giresse është më i përmenduri për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës.

Por kush është realisht Alain Giresse?

Alain Jean Giresse është një trajner francez futbolli dhe ish-lojtar që ka luajtur si mesfushor. Ai është 69 vjeçar.

Ai ka qenë në krye ekipeve si Toulouse dhe kombëtares së Gjeorgjisë. Giresse punoi si trajner kryesor i ekipit kombëtar të futbollit të Gabonit dhe u emërua disa muaj pas Kupës së Kombeve Afrikane 2010, menaxher i ekipit kombëtar të futbollit të Malit.

Ai ishte trajner i ekipit kombëtar të futbollit të Senegalit nga viti 2013 deri në janar 2015.

Giresse pastaj u kthye tek Mali (2015), por më 7 shtator 2017, Giresse dha dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të futbollit të Malit.

Më 13 dhjetor 2018, Giresse u bë trajner i Tunizisë. Ai u largua nga ky post në gusht 2019.

Si trajner ai ka udhëhequr 162 ndeshje, ka fituar 63, ka barazuar 50 dhe ka humbur 49 duele.

/GazetaBlic Sport