Lajme

Kush duhet ta udhëheqë LDK-në? Canaj rendit emrat, e veçon Hazirin

01/13/2026 22:38
nga:G B

Duke folur për emrat e mundshëm për kryetar të ri të LDK-së, analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21ka theksuar se partisë i nevojitet një figurë që dëshmon aftësi për fitore elektorale, duke përmendur disa emra konkretë nga LDK-ja dhe duke vlerësuar veçanërisht kontributin e Lufti Hazirit.

“Si në LDK, ashtu edhe në PDK duhet të dalë dikush që di t’i fitojë zgjedhjet. Në LDK, Përparim Rama është personi që i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë pa ndihmën e askujt. Ai ka ditur ta menaxhojë situatën dhe ka fituar zgjedhjet. Personi i dytë që, sipas mendimit tim, duhet të jetë në konsideratë është Hykmete Bajrami, për shkak të betejave që ka zhvilluar.Lufti Haziri është i vetmi njeri në LDK që e ka prekur vizionin e Ibrahim Rugovës, po ashtu edhe Abdullahu Hoti. Askush nuk e meriton më shumë sesa Lufti Haziri.”, tha Canaj.