Samiti do të mbahet në Egjipt.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi do të jenë në krye të bisedimeve.
Në mesin e liderëve tjerë janë: kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Aty pritet të jetë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për ta finalizuar marrëveshjen që i jep fund luftës në Gazë, ka bërë të ditur zyra e tij./REL


