Showtime

Kush do të largohet nesër nga “BBV”? Këta dy banorë janë në qendër të vëmendjes

11/18/2021 14:57
nga:Genita C

Të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë Einxhel, Donaldi, Beniada, Dj Pm & Dagz, Semi, Kledi, Fifi dhe Beatrix.

Nesër do të largohet njëri prej tyre dhe për kanë filluar edhe bisedat brenda shtëpisë, shkruan GazetaBlic.

Einxhel u shpreh se ai që do të largohet është Kledi, madje dha edhe arsyet e veta.

“Unë mendoj Kledi, më vjen shumë keq ta them këtë. Atij i janë dhënë të gjithë mundësitë e botës të bëj më shumë, ai ka bërë më shumë por për ne jo për publikun. Ky spektakël është për publikun jo për ne këtu brenda”, tha ajo.

Të mendimit të njejtë ishin edhe shumë banorë tjerë dhe kjo do të thotë që Kledi është më i rrezikuari por edhe Semi, pasi që ishte më pak e preferuar nga publiku gjatë kësaj jave./GazetaBlic/