Lajme

Kush do të jetë në krye të shtetit britanik pas Johnsonit?

07/07/2022 12:22
nga:Genita C

Kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje dhe tashmë kanë nisur sondazhet për emrat e mundshëm që mund ta pasojnë atë në krye të shtetit.

Siç raporton Sky News, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace është favoriti për ta fituar çdo garë lidershipi brenda konservatorëve, sipas një sondazhi të ri të kryer nga YouGov.

Sipas sondazhit, Wallace i mund të gjithë pretendntët e tjerë, duke përfshirë Sekretaren e Jashtme, Liz Truss.

Johnson pritet që sot ta bëjë të ditur vetë dorëheqjen.