Lajme

Kush do të bëhet nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës nga PDK? Ky është emri më i përfolur

11/17/2021 19:25
nga:Q R

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është në proces të përzgjedhjes së emrit për nënkryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Pozitë kjo mbetur e zbrazët që nga zgjedhja e Bedri Hamzës, Kryetar i Mitrovicës.

‘Gazeta Blic’nga burime të saj brenda PDK-së, ka mësuar se Blerta Deliu-Kodra është emër potencial për nënkryetare të Kuvendit.

Mirëpo deputetja Deliu-Kodra, në një përgjigje për Gazeta Blic, thotë se akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, sipas saj, kjo çështje nuk është diskutuar.

“Nuk kemi diskutuar akoma për këtë çështje”, i ka thënë Deliu Gazetës Blic.

Gazeta Blic do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.

Bojkoti, si shantazh ndaj institucioneve për Asociacionin