Lajme

Kusari: VV-ja po e keqpërdorë ligjin për Klasifikim e Informacioneve që të mos turpërohet

04/28/2023 18:34
nga:Astrit Gashi

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias ka thënë se se partia në pushtet, Vetëvendosje, është duke e keqpërdorë ligjin për Klasifikim e Informacioneve.

Kusari ka theksuar se ky keqpërdorim i ligjit nga VV-ja, që të mos-turpërohet, shihet të Fondi i Sigurisë, ku qeveria nuk ka i ka dhënë qasje asnjë gazetari, i cili ka kërkuar shumën e parave që janë tubuar.

“Abuzumi me këtë ligj këtë ekziston dhe ne jemi duke pa te Fondi i Sigurisë, Ligji për Klasifikim e Informaconeve është keqpërdorë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, nuk ka asnjë argument që mund me e bindë dikë që shuma e Fondit të Sigurisë duhet të mbahet sekret. Buxheti për FSK-në dihet, dihet sa para hargjohen për blerjen e armatimit, askush nuk po kërkon sakëtësisht kontratën. Jemi duke folë vetëm për shumën. Mirëpo, Ligji për Klasifikim e Informacioneve e ka një nen shumë interesant, ku thotë se nuk mund të klasifikohen iformacionet me qëllim të mos-tupërimit të një institucioni, unë besoj që ajo është duke ndodhë. Unë mendoj që VV-ja po e keqperdorë ligjin për mos me u bë hor para krejtve, por unë besoj të agjensia (Agjensioni për Informim dhe Privatësi) që do të reagojë”, ka thënë Kusari në emisionin “Five”.