Lajme

Kusari: Qeveria Kurti vazhdon luftën e dështuar për mbylljen e televizionit Klan Kosova

06/22/2023 17:15
nga:Astrit Gashi

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova.

Sot ARBK-ja paska anuluar vendimin për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova.

“Vendimi është politik, duket si dokument i hetuesisë, ka bazë të gabuar ligjore, nuk ka arsyetim ligjor por vetëm politik dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.