Lajme

Kusari për padinë e KEK ndaj Janina Ymerit- Sipas modelit hungarez-alla Orban!

01/20/2026 16:00
nga:Y I

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar në lidhje me padinë e KEK ndaj emisionit Rubikon dhe Janina Ymerit.

Kusari tha se padia është presion i drejtëpërdrejtë politik në media.

“Padia është e palejueshme sepse autoritetet publike nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompenzim dëmi për shpifje dhe fyerje. Kek është ndërmarrje publike, pra autoritet publik dhe nuk ka të drejtë të ushtrojë këso lloj padish” shkruan Kusari raporton “Gazeta Blic”.

Ajo theksoi se kjo padi e ushtruar nën ndikimin politik sipas modelit hungarez-alla Orban ka qëllim që të heshtet kritika ndaj KEK dhe të intimidohen të tjerët.

“Zakonisht, me këso padi koti isha argëtu duke i lexu por nuk ka vend për shaka dhe argëtim. Ka vend për shqetësim sepse ky është një sinjal se çfarë na pret nga VV-ja në gjysmë dekaden e ardhshme. Do të përdoret çdo mjet për të cënuar lirinë e shprehjes ashtu siç ka ndodhur në pesë vitet e fundit.Ia rikujtoj KEK-ut dhe VV-së që autoritetet publike nuk gëzojnë reputacion në kuptimin ligjor dhe se demokracia kërkon që ato mund të kritikohen hapur prandaj edhe duhet të tregojnë nivel të lartë të tolerancës” shkruan Kusari në reagimin e saj.

Reagimi i plotë: