Juristja e mediave Flutura Kusari ka thënë se liria e shprehjes dhe e meidave ëshë përkeqësuar dukshëm, dhe Kosova nuk shquhet më si kampion i lirisë së medias në rajon.
Sipas saj, partitë politike duhet ta përfshijnë në programet e tyre, një pjesë të veçantë me hapa specific për përmirësimin e lirisë së medias.
E plotë:
Liria e mediave dhe e shprehjes është përkeqësuar dukshëm dhe vendi ynë nuk shquhet më në rajon si Kampione e Lirisë së Medias dhe Shprehjes.
Partitë politike duhet të shfrytëzojnë momentumin që në programin e partive të tyre politike t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë hapave që të do ndërmarrin për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë.
Personalisht, nga programet politike që do të shpalosen, këtë pjesë jam duke e pritë me padurim.