Lajme

Kusari Lila tregon a ka ndryshuar VV qëndrim për Trustin

06/13/2022 12:06
nga:G B

Mimoza Kusari Lila ka folur për qëndrimin e VV-së për çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se kanë qenë kundër pasi e konsiderojnë si të rrezikshme këtë ide dhe jo pasi është ide e opozitës.

“Për ne nuk ka pasur asnjëherë dilema për idenë. Është tentuar të paraqitet sikur qeveria nuk dëshiron që ta përkrahë vetëm pse ka ardhur ide nga opozita. Kjo nuk ka të bëjë me inate politike. Dua ta sqaroj për të gjithë qytetarët e Kosovës, ne jemi kundër pasi mendojmë se është ide e rrezikshme. Ka rrezik që Trusti të mbyllet plotësisht. Është i dëmshëm për sistemin financiar të Kosovës dhe nuk i bën zgjidhje kategorinë që është në nevojë. Kjo është për kategorinë e mesme e cila nuk e ndjen aq shumë krizën. Është më shumë si inat i opozitës, të cilët sipas tyre duan të tregojnë paaftësinë e qeverisë. Por nëse kjo kalon në Kuvend, ne do të ballafaqohemi me pasojat. Vota është kundër. Nuk do ta mbështesim iniciativën”, u shpreh ajo./Gazeta Blic/