Lajme

Kusari-Lila thotë se duhet të ketë seriozitet e dialog të partive politike për zgjedhje të reja

03/25/2024 12:53
nga:G C

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se duhet të ketë seriozitet dhe përkushtim të partive politike për zgjedhje të reja.

Ajo ka thënë se nuk mbështesin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, të ardhur nga një grup parlamentar, duke thënë se është joserioze të kërkohet mbështetja e pozitës kur opozita nuk është në koordinim.

“Gjitha këto bëhen në nivelin e deklarimeve politike nga grupime të veçanta për të caktuar një datë të zgjedhjeve më të afërt sesa zgjedhjet e zakonshme që parashihen të mbahen në shkurt të vitit 2025. Duhet të ketë edhe seriozitet edhe përkushtim të partive politike për dialog të mirëfilltë. Derisa grupimet politike të opozitës nuk e kanë këtë duket paksa jo serioze të kërkohen votat e pozitës për të shpërbërë Kuvendin apo mbështet mocionin e mosbesimit”, ka thënë Kusari-Lila të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmoi opozitën nëse ata duan të shkojnë në zgjedhje, duke i ofruar votat për shpërbërjen e Kuvendit.