Lajme

Kusari – Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit

05/20/2024 12:23
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka deklaruar se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Kusari – Lila ka theksuar se kërkesat që janë prezantuar nga opozita janë për debat lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, jo për shpërndarje të Kuvendit.

Po ashtu, ajo ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti, por këtë shefja e GP-së së VV-së ka potencuar se nuk e mbështesin.

Po ashtu, ajo ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar rrëzimin e Qeverisë Kurti, por Kusari – Lila ka potencuar se nuk e mbështesin këtë.

“Kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka, është vetëm kërkesa për debatin për tri vjet qeverisje e propozuar nga AAK-ja, e cila ka propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë. Rrëzimin e qeverisë nuk e mbështesim dhe nuk konsiderojmë se ka arsye që të votohet në favor të kësaj kërkese. Asnjëherë nuk kemi thënë se kemi frik nga shkuarja në zgjedhje, apo rikonfimimi i mandatit te sovrani megjithatë nuk mund ta bëjmë këtë me vetëm njërin grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë ajo që kërkon zgjedhje ose ndryshim të qeverisjes, ne konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të plotë qeveritar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

“Grupi parlamentar i PDK-së ka vetëm 18 vota. Por nëse ke një opozitë të bashkuar e cila kërkon shpërbërjen e Kuvendit atëherë e trajtojmë edhe deklarohemi për datën e përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.