Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në konferencën pas votimit të Projektligjit për Pagën Minimale, ka thënë se nuk kanë kërkuar vota nga Lista Serbe.
Ajo ka thënë se projektligji është për pagën minimale në sektorin privat.Ajo ka thënë se VV-ja ka diskutuar vetëm me Grupin multietnik, por jo edhe me Listën Serbe për votimin e së martës.
“Sot është votuar dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputetë. GP i LVV-së ka diskutuar vetëm me Grupin multietnik. Ka muaj që ne nuk diskutojmë me Listën Serbe”, ka thënë ajo.
“Sot është votuar dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputet. Si pozitë ka diskutuar vetëm me grupin multietnik. Nuk kemi kërkuar votë nga lista serbe. Sot qëndruan vetëm për t’i dhënë një hije të keqe një procesi për partinë që së pari guxim të jetë në sallë. Pa Listën Serbe rezultati do të ishte i njëjtë me 62 deputetë. Të gjithë punëtorëve është rritur në 260 euro. Projektligji është miratuar në lexim të parë”, ka thënë ajo.


