Lajme

Kusari-Lila për raportet me Shqipërinë: Bashkimi i dy vendeve do të ndodhë në BE!

08/11/2021 21:51
nga:M K

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka folur për “Ballkanin e hapur” duke kritikuar qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Thotë se megjithatë kjo nuk ka ndikuar në ftohjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Kusari-Lila bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodh në BE.

“Në aspektin e marrëdhënieve të qeverisë ne mundemi me thënë se ndoshta ka njëfarë konfuziteti se si janë përcaktuar orientimi i Shqipërisë drejt asaj çka quhet integrim dhe integrimi i Kosovës. Ndoshta këtu ka dallime”, tha Kusari-Lila.

“Kryeministri i Shqipërisë aktualisht e sheh që orientimi drejt integrimit shkon përmes një iniciative që e ka quajt ‘Ballkani i hapur” dhe Kosova nuk e sheh atë. Besoj që gabimi është aty’, shtoi ajo në ATV.

“Para se me qenë bosht i çfarëdo integrimi të Ballkanit Serbia, duhet me qenë Kosova dhe Shqipëria”, theksoi ajo.

“Kur Serbia ka udhëheq për ne gjithmonë ka dalë keq”, shtoi Kusari-Lila.

“Aktualisht duhet ta kuptojë edhe qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Rama së shpejti se ajo që synon përmes ‘Ballkanit të hapur” nuk ka kuptim derisa Serbia është qendër e Kosova nuk është pjesë e saj”, tha ajo.