Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për projektligjin për masat e përkohshme për të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Sipas saj, qëllimi kryesor është ruajtja e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojta e konsumatorëve.
“Është e nevojshme që mekanizmi institucional të ndërhyjë dhe të vendos kontrollin në atë se çfarë ka hapësirë për abuzim”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila, ka deklaruar se vendi është në situatë të pazakontë dhe kjo mund të ndryshohet në bazë të asaj se si reagojmë.
“Ky projektligj parasheh veprime konkrete që ndihmojnë qytetarët në përballimin e inflacionit”, ka shtuar ajo


