Lajme

Kusari-Lila: Kosova në rrugën e drejtë, agjenda shtetërore nuk është cenuar

11/25/2024 14:33
nga:G B

hefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar situatën aktuale në vend duke theksuar se Kosova, institucionet dhe krerët shtetërorë janë në rrugën e drejtë dhe sipas saj agjenda shtetërore nuk është cenuar asnjëherë.

“Është e rëndësishme që vendi, shteti dhe institucionet janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar. Si pozitë, kemi punuar me përkushtim për të përmbyllur këtë legjislaturë, pavarësisht sfidave dhe pengesave” ,tha Kusari-Lila pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Duke iu referuar adresimit të fundit të presidentes Vjosa Osmani para deputetëve, ajo deklaroi se nuk është ajo që duhet të japë përgjigje për fjalimin e presidentes.

Sipas saj, secili institucion ka rolin e tij kushtetues për të bërë vlerësime.

“Nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje për fjalimin e presidentes. Mendoj që secilit në rolin e vetë kushtetues i takon të bëjnë vlerësimin e vetë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo shtoi gjithashtu se pavarësisht krizave dhe pengesave të ndryshme, Kosova ndodhet në një pozitë më të përparuar krahasuar me të kaluarën.