Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e vlerësuar procesin si shembull demokratik për rajonin, raporton GazetaBlic.
Ajo shprehu mirënjohje për të gjithë kandidatët e Alternativës, duke pranuar se rezultati nuk ishte ai i synuari, por theksoi se angazhimi i tyre e forcon më tej misionin e partisë.
“Këto zgjedhje ishin vetëm hera e dytë në tetë vite që Alternativa garoi me emrin e saj. Do të vazhdojmë përpara me më shumë përkushtim, vizion dhe praninë në gjithë Kosovën,” u shpreh Kusari-Lila, duke uruar edhe fituesit e raundit të parë dhe kandidatët që shkojnë në balotazh më 9 nëntor.


