Lajme

Kusari-Lila kërkon dënim maksimal për të dyshuarin për vrasjen e ish-bashkëshortes në Ferizaj

04/12/2024 18:16
nga:Sh R

Shefja e Grupit Parlamentare të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për vrasjen e një grua në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj dhe plagosur vëllain e mitur të viktimës.

Ajo tha se përveq dhimbjes dhe trishtimit, kjo ngjarje të kthen vrazhdësinë e realitetit brutal për numër të konsiderueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë, të cilat nga burrat apo partnerët e tyre konsiderohen pronë mbi të cilën gëzohet e drejta deri në marrje të jetës.

“E trishtuar nga lajmi se një grua e re, e moshës 21 vjeçare është vrarë dhe vëllai i saj i mitur 15 vjeçar është plagosur sot në Ferizaj. Krimi makabër supozohet se u krye nga ish-bashkëshorti i gruas dhe babai i fëmijës për të cilin ish-qifti ishin takuar në qendrën për punë sociale në Ferizaj. Përveq dhimbjes dhe trishtimit, kjo ngjarje të kthen vrazhdësinë e realitetit brutal për numër të konsiderueshëm të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë, të cilat nga burrat apo partnerët e tyre konsiderohen pronë mbi të cilën gëzohet e drejta deri në marrje të jetës”, ka shkruar ajo.

Tutje, Kusari-Lila ka thënë se ky krim meriton dënim maksimal për kryesin e veprës i cili jo vetëm që privoi nga jeta ish-bashkëshorten, por privoi edhe fëmijën e tij nga e drejta për një jetë normale, duke e ballafaquar përgjithmonë me traumën e humbjes së më të dashurës.

“Ngushëllime familjes së viktimës, shërim të shpejtë vëllait të lënduar dhe dënim maksimal për kryesin e veprës makabër. E rëndë të përsëritet por e pashmangshme të thuhet: qoftë e fundit vrasje dhe e fundit jetë e këputur mizorisht”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë: