Lajme

Kusari-Lila i gëzohet lajmit se “K’cimi i Tropojës” tashmë është zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s

12/04/2024 14:51
nga:G B

Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” tani është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit!

Si një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, ky vendim vendos Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore.

Këtij lajmi i është gëzuar shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Moment krenarie për Shqipërinë dhe Malësinë e Gjakovës. Lajm i bukur se vallja tradicionale K’cimi i Tropojës është përfshirë zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.