Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka kritikuar opozitën për seancën e thirrur sot, se kinse ata po tentojnë të keqinformojnë qytetarët, përcjell Gazeta Blic.
Seanca e sotme është thirrur nga opozita lidhur me ngritjen e çmimeve.
“Kjo seancë e thirrur nga opozita, tregon se po tentojnë të thonë kinse Qeveria nuk po interesohet. Seancat po thirren në kohë të papërshtathme”, u shpreh ajo.
Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka përmendur aksionin e organizuar dje, “Pika”, duke u mburrur për Qeverinë Kurti.
“Fakti se konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm, përfshirë policinë, tregon seriozitetin e kësaj qeveria. Kjo seancë e thirrur nga opozita po synon të keqinformojë”, tha Kusari Lila.
Kusari Lila ka kritikuar opozitën se po thërret seanca në kohën kur në vend ka ngjarje tjera edhe më me rëndësi.
“Sot, po e bëni këtë debat për qëllime politike”, shtoi ajo.
Tutje, në seancë, Kusari Lila ka përmendur siç tha ajo, “arritjet e Qeverisë Kurti”, duke përmendur në veçanti pensionet e rritura.
“Kjo qeveri është e qytetarëve”, tha ajo.
LDK i kërkon qeverisë pako ekonomike pas rritjeve enorme të çmimeve