Zgjedhjet Lokale

Kusari-Lila: Gjakova ka nevojë për ndryshim, do të qeverisë me barazi e drejtësi

10/06/2021 19:24
nga:Q R

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Gjakova ka nevojë për ndryshim.

Kusari-Lila u zotua se do të qeverisë me barazi dhe drejtësi.

Postimi i plotë:

Bashkësitë lokale 7,8 dhe 10 pasditen e djeshme konfirmuan se ndryshimi i duhet Gjakovës!
Blloku i ri është zona ku u rrita, ku vijova mësimet, është lagjja ime!
Bashkë me Kryeparlamentarin Glauk Konjucfa, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Kandidatët për Asamble Komunale takuam banorët e Blloku të Ri.
Entuziazmi dhe gëzimi i fitores vërehej në fytyrat e tyre!
Para tyre jemi më të fortë se asnjëherë më parë, kemi energjinë dhe vizionin e përbashkët.
Në këtë rrugëtim kemi mbështetjen e Qeverisë dhe Kryemnistrit Albin Kurti e gjithë kabinetit qeveritar.
#BashkëQeverisim
#Voto144
#LëvizjaVETËVENDOSJE!