Lajme

Kusari-Lila e pranon se ka dyshime për faturim jo të saktë të rrymës: Qytetarët të ankohen

12/27/2023 12:23
nga:G B

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në një konferencë për medie, ka pranuar se ka dyshime për faturim jo të saktë të energjisë elektrike nga institucionet kompetente, pasi shumë qytetarë janë ankuar se fatura e rrymës për muajin dhjetor u ka ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit të kaluar.

Prandaj ajo ka apeluar që qytetarët t’i drejtohen furnizuesit në këtë rast Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për ankesa.

Kusar-Lila duke folur për situatën energjetike në Kosovë ka theksuar se Qeveria ka ndërmarrë masa në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar përballjen me krizën.

“…qytetarët nëse nuk pranojnë një përgjigje të mirëfilltë për ankesat e tyre mund t’i drejtohen edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”.