Lajme

Kusari-Lila dhe Rama diskutojnë krijimin e Parkut Industrial Eco në Prishtinë

03/18/2026 21:53
nga:Genita C

Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional në projekte zhvillimore, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për krijimin e një Parku Industrial Eco, për të cilin tashmë ekziston një plan fizibiliteti.

Kusari-Lila theksoi se zhvillimi i parqeve industriale të gjelbërta dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë kyç për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe inovacion.