Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për “partnerët alternativë”, nuk e ka parë si kërcënim për rrëzimin e Qeverisë.
Escobar kishte deklaruar se “nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe atëherë SHBA-ja i ka partnerët alernativë”.
“Nuk e kam lexuar asnjëherë këtë deklaratë si kërcënim, pasi ai ka përmendur edhe OJQ-të si një opsion për formimin e Asociacionin”, ka thënë ajo në DPT te Fidani të T7.
Teksa Kusari-Lila nuk beson që do të ketë rrëzim të Qeverisë, ajo shton se Asociacioni nuk është zgjidhje për situatën.
Qeveria Kurti ka kërkesë direkte për themelimin e Asociacionit, por Kusari-Lila deklaron se nuk është zgidhje.
“Vuçiqi sërish do kërkojë diçka tjetër, me Asociacion nuk përmbyllet çështja e problemit”, ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të VV-së.


