Lajme

Kusari kthehet në Kuvend pak ditë pasi u operua nga kanceri në gji

11/11/2024 18:05
nga:G C

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është kthyer sot në Kuvend, pak ditë pasi është operuar nga kanceri në gji.

Asaj mirëseardhje i uroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe më pas u prit me duartrokitje nga deputetët që janë në sallë.

Kusari zbuloi më 8 nëntor në Facebook, se ishte operuar nga kanceri në gji.

Ajo tha se tri javë më parë pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe për këtë, është operuar.

Deputetja më tutje tha se zbulimi ishte në fazë të hershme ndaj trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara