Lajme

Kusari: E kemi marrë mandatin në mënyrë të pakontestueshme

02/09/2025 23:37
nga:Sh R

Mimoza Kusari nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që ata e kanë fituar edhe një mandat për të formuar qeverinë e re, Kurti III.

“Grupi ynë, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje, partia Guxo dhe Alternativa, pakontestueshëm janë ose kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re, Qeverinë Kurti III”, ka thënë Kusari në prononcimin e saj.

“Qeveria Kurti III do të jetë ajo qeveri e cila do të vazhdojë qeverisjen në Kosovë duke filluar prej momentit kur të bëhet edhe certifikimi zyrtar i zgjedhjeve, ku siç tha edhe zëvendëskryeministrja, pas numërimit edhe të votave të diasporës të cilat ende nuk kanë filluar së numëruari”.