Lajme

“Kurtit nuk i duhet më ta fuqizojë Vjosa Osmanin, pasi s’ka obligime ndaj saj”

02/10/2026 22:04
nga:G B

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurtit nuk i duhet ta fuqizojë Vjosa Osmanin, pasi më nuk ka obligime ndaj saj.

AI ka thënë se Kurtit i duhet president një figurë pa ambicie politike që nuk e sifdon në të ardhmen.

“Nuk i duhet më Albin Kurtit ta fuqizojë Vjosa Osmanin sepse nuk ka obligime ndaj saj”.

“Një figurë që nuk ka ambicie politike, i krijon edhe stabilitet dhe nuk e sfidon në të ardhmen. Nëse Vjosa Osmani kthehet do ta ketë vështirë me u kthy, sidomos paaftësia saj për më kriju strukturë organizative që nuk e ka pasur me Listën Guxo”, ka thënë ai.