Albin Kurti ditë më parë i kishte ftuar krerët komunalë për një takim që do të mbahej sot në orët e paraditës.
Megjithatë, bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka marrë vendim që ta refuzojë këtë takim, duke ftuar kryetarët që mos t’i shkojnë kryeminisrit, përcjell GazetaBlic.
Kryetarët e komunave refuzojnë takimin me Kurtin, kjo është arsyeja
Por, krerët komunalë nga radhët e VV-së nuk e përfillën këtë kërkesë të bordit. Siç merr vesh GazetaBlic, në këtë takim kanë marrë pjesë kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndërsa kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka qenë pjesë vetëm në formë elektronike.
“Në takim kanë shkuar veç kryetarët e VV-së. Bulliqi, Haskuka edhe Bahtiri kanë qenë, kurse Gjini vetëm online”, tha ky burim për GazetaBlic.
Zyra e kryeministrit edhe më tutje nuk ka dërguar ndonjë komunikatë lidhur me takimin që duket të mos ketë shkuar ashtu siç ka dëshiruar.
/GazetaBlic/