Lajme

Kurtit i vjen reagimi i parë nga LDK-ja: Je e keqja e këtij vendi

10/27/2025 18:07
nga:Genita C

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se “nuk po e kupton LDK-në” dhe se “jo vetëm që nuk e duan atë, por as kandidatët e Vetëvendosjes nëpër komuna”, ka reaguar deputeti i LDK-së, Paris Guri, raporton GazetaBlic.

Albin Kurti del në konferencë pas dështimit: I ftuam LDK-në dhe Nismën për marrëveshje, s’deshën

Përmes një postimi, Guri i është kundërpërgjigjur Kurtit duke thënë: “Qe ta shpjegoj unë, se ata janë si ti. E ti je e keqja e këtij vendi.”