Një prej investimeve më të përmendura të Qeverisë Kurti për katër vite, ka qenë një urë 12 metërshe në fshatin Saradran të komunës së Istogut.
Atje, kryeministri në detyrë ka marrë 243 vota. Kurti vërehet se ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë për kryeministër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë. Ky është LINKU ku mund t’i ndiqni rezultatet.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë