Lajme

Dështon konstituimi i Kuvendit edhe në tentimin e tretë, ja çfarë ndodhi

04/19/2025 15:31
nga:Sh R

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e tretë, pasi pas dy raunde votimesh e propozuara e nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk është zgjedhur kryeparlamnetare.

Ajo në votimin e parë mori 57 vota për, 20 kundër, ndërsa 3 deputetë abstenuan, ndërsa në votimin e dytë mori 57 vota për  11 kundër  dhe 3 abstenime.

Pas një marrëveshje mes partive politike me shumicë votash u miratua raporti i Komisionin të përkohshme për verifikimin e mandateve të deputeteve, e cila i hapi rrugë betimit e deputetëve të legjislaturës së XIX-të.

Para nisjes së seancës, kryesuesi i saj, Avni Dehari ftoi për konsultime partitë politike, takim ky i cili rezultoi me marrëveshje.