Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë debatit për grevën në Kuvend ka thënë se kurrë nuk ka qenë radikal, por nga karakteri, por për nga tema.
“Arsyeja pse ka nuk nevojë të jem radikal, pse jam ba kryeministër, por sepse se nuk është më ‘Zajednica’ nuk është këtu për ratifikuar këtu. Këtu është dallimi. Ajo që bosnjizon Kosovë, nuk ka ‘Zajednicë’ dhe nuk ka gazlotsjellës”, tha ai.
Sipas tij ajo nuk është aktuale më sepse është qeveria që ai udhëheq.
Ai bëri me dije se kurrë nuk ka thënë se do të ketë luftë, por se mund të ketë luftë.
“Është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër, kur i ke 48 baza rreth Kosovës, 28 ushtarake, 20 të xhandarmërisë, me thanë se kurrë nuk do të ketë luftë”, theksoi ai.


