Lajme

“Kurtin e Osmanin interesat i kanë bashkuar, interesat i kanë ndarë”

09/10/2024 21:39
nga:G B

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani për kritikat e saj ndaj Qeverisë Kurti.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurtin e Osmanin i kanë bashkuar dhe ndarë interesat.

Sipas Sherifit, karriera e Osmanit bazohet e gjitha në kundërshtime dhe jo ofertë qeverisëse.

“Interesat i kanë bashkuar, interesat i kanë ndarë! Vjosa ka qenë e dobishme si anti LDK, sa do të jetë e dobishme si anti Kurti mbetet të shihet! Sepse krejt karriera e saj politike bazohet në kundërshtime dhe jo në një ofertë qeverisëse”, deklaron Bilall Sherifi./Gazeta Blic/

“Po presim KFOR-in dhe QUINT-in për hapjen e urës”/ Ish diplomatja kritika Kurtit: Po bën lojëra politike