Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e qendrave dhe organizatës së gruas dhe rinisë.
Në këtë mbledhje, kryetari i VV-se njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kuti bëri thirrje strukturave dhe kryetareve të qendrave për mobilizim, siç tha ai nevojat e qytetarëve janë të mëdha.
“Mirë se ju gjejë në këtë mbledhje te jashtëzakonshme e cila është thirrje për mobilizim për javët, muajt dhe vitet e ardhshëm ne për shkak së përgjegjësia është e madhe, të mëdha janë edhe nevojat e qytetarëve.Nga zgjedhjet e shtatorit kemi dalur me strukturat e reja “ Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, tha Kurti.
“Unë pres angazhim me të dendur në qendrat në te cilat ju punoni. Të gjithë e keni parasysh që kam garuar me një platformë 10 pikëshe, pika parë ka qenë rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja për shkak që mosha mesatare në vend është 31 vjet dhe e kemi te domosdoshme që sa më shume te kemi anëtar të rinj. E dyta ishte rritja e antarësisë së vajzave dhe grave” tha Kurti.


