Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresmenin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë ditëlindjen e tij të 75’të në Kosovë.
Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa e ka cilësuar si mik të përhershëm të Kosovës.
“Eliot Engel është mik i kahmotshëm i Kosovës. Ai ka përfaqësuar vendin tonë në Kongres për dekada me radhë dhe ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjera i pari i ekzekutivit.
“E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.
Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA vitin e kaluar. Pasues i tij aktual është Gregory Meeks, të cilit ia kishte uruar mandatin Kurti nëpërmjet një letre.
“I nderuari Gregory Meeks:Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, u tha në letrën e tij.
LEXO EDHE:
Kurti takon eurodeputetin austriak, flasin edhe për liberalizimin e vizave