Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se VV nuk ka synim që të udhëheq me tri postet kryesore shtetërore, raporton Gazeta Blic.
Mirëpo, partitë tjera nuk e kanë sjellur asnjë emër, prandaj ne si parti fituese e zgjedhjeve jemi detyruar që të lëvizim përpara dhe të propozojmë emra.
Kurti ndër të tjera tha se nuk duhet harruar fakti se si asnjëherë më parë në Kosovë, një parti i ka fituar zgjedhjet me 51%.
Kryeministri tha se nëse nuk ka vullnet për zgjedhen e presidentit, atëherë shkojmë në zgjedhje.


