Lajme

Kurti: Vuqiç na paralmëroi të dielën për këto lloj arrestime

04/17/2024 15:20
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar të dielën që do të ketë kësi lloj arrestimesh e ndalime për shqiptarët e Kosovës, në vendkalimet kufitare.

Kurti këto deklarime i bëri pas homazheve me rastin e 25 vjetorit të masakrës në fshatin Poklek i Vjetër të Komunës së Drenasit.

“ Të dielën ka pasur një deklarim publik nga President i Serbisë, ku janë paralajmëruar që do të ketë kësi lloj arrestime, ndalimesh për shqiptarët në vendkalimet kufitare. Ai ka thënë publikisht kur e ka vizituar njësitin e specializuar “Kobra” të Ushtrisë së Serbisë që aty ku Serbia ku e ka kontrollen efektivë do të ketë sulme mbi ata që Serbia i konsideron të padëshirueshëm. E këtu e ka fjalën për shqiptarët e Kosovës, për shqiptarët që janë Preshevë, Medvegjë e Bujanoc por gjithashtu edhe për serbët që janë të integruar në institucionet e shtetit tonë”, deklaroi Kurti.

Përderisa shtoi se pas kalimit me sukses të votave në asamblenë parlamentare të KiE, Serbia e ka problem faktin që ne si shtet dhe popull ekzistojmë.

“Ndërkaq, pas kalimit me sukses me 82 % të votave në asamblenë parlamentare të KiE, duket që është përshpejtuar dhe është rritur përmasa e Serbisë e cila thjeshtë ka problem me faktin që ne si popull dhe si shtet ekzistojmë”, tha Kurti.

Jo vetëm që janë të pa penduar për atë që e kanë bërë para 25 vjetëve, por duket qartë për një lloj dëshire për të vazhduar krimet e dikurshme të Millosheviqit.

Ndryshe, Kurti ka kërkuar që të lirohen menjëherë qytetarët, dhe t`iu mundësohet dhënia e ushqimit.

Derisa, kryeministri kërkoi nga qytetarët e vendit që t`a dëgjojnë me vëmendje deklaratën e Vuçiqit, kur e ka vizituar Njësitin Special të Ushtrisë serbe “Kobra” dhe sipas kryeministrit, aty do ta kuptoni.

“Ata duhet të lirohen menjëherë dhe duhet t`iu mundësohet që qindra shqiptar të ngujuar, të arrestuar nga autoritetet e Serbisë qoftë ndërmjet kufirit të Kosovës dhe Serbisë apo ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë t`iu mundësohet dhënia e ushqimit dhe megamenteve meqenëse për disa prej tyre po bëhen 24-orë të cilët mbahen të ngujuar dhe mesin e tyre janë fëmijë që sigurisht vuajnë më së shumti këtë gjendje kriminale, që është bërë me urdhër nga Beogradi, pra dëgjojeni me vëmendje se çfarë ka thënë presidenti i Serbisë kur ka vizituar njësitin Special të Ushtrisë serbe “Kobra” dhe aty do ta kuptoni se ajo çfarë po ndodh sot ka qenë e paralajmëruar për ne”, potencoi Kurti për media.