Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë dhe se kush integrohet në Kosovën si shtet demokratik, jeton më mirë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin dhe se me 2 maj në Bruksel u kishte thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, ndërsa që dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
Por, Kurti thotë se duke qenë diktator, Vuçiq nuk e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.


