Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një vizitë në termocentralin Kosova A dhe B, nga ku u shpreh se ka stabilitet dhe energji të mjaftueshme.
Ai gjithashtu u zotua se investimet në këtë aspekt do të bëhen me kohë.
“Ishte kënaqësi të jem sot bashkë me Ministren e Ekonomisë dhe bordin e menaxhmentit të KEK-ut që t’i vizitojmë termocentralin Kosova A dhe B. E pamë vetë që janë duke funksionuar tre njësi të termocentralit A dhe dy të B-së. Tek ajo A, përderisa A3 dhe A4 funksionojnë në 125 MW”.
“Gjithsej termocentrali Kosova A gjeneron kapacitet të gjithmbarshëm. Kemi stabilitet të funksionimit dhe energji të qëndrueshme. I përgëzoj për investimet deri më tani dhe zotohemi bashkë që në vijim do të kemi edhe modernizim të asaj B dhe rehabilitim të asaj A dhe kapacitet të shtuar të gjenerimit të energjisë. Do t’i bëjmë investimet me kohë, dhe bordi e drejtori e kanë të qartë që mjetet investohen dhe përbyllen para afateve”, u shpreh Kurti.


