Lajme

Kurti viziton kompanitë vendore pjesëmarrëse në panairin Sial 2024- Thekson rëndësinë e krijimit të mundësive për prodhuesit

10/19/2024 19:46
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, vizitoi shtandin e Kosovës në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris, që sivjet shënon përvjetorin e 60-të jubilar.

Sivjet, në këtë panair, po marrin pjesë tetë kompani prodhuese vendore me potencial për rritje të eksportit.

Kryeministri Kurti, së bashku me delegacionin e tij, në bashkëbisedim me përfaqësuesit e kompanive theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive për prodhuesit nga Kosova dhe mbështetjen e tyre përballë sfidave dhe në rritjet e kapaciteteve eksportuese.

Kjo mbështetje e mëtejshme për sektorin privat në Kosovë, së shpejti do të ofrohet edhe përmes Agjencisë për Investime dhe Eksporte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Gjatë vizitës në panair, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, vizitoi edhe dy kompanitë nga Shqipëria pjesëmarrëse në këtë panair.

Promovimi i kompanive tona në panaire të tilla ndërkombëtare, sikur SIAL 2024, që njihet si panairi më i madh ndërkombëtar për industrinë ushqimore, është e rëndësishme për afirmimin e produkteve nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.

Kështu ndihmojmë rritjen e eksportit dhe përmirësimin e imazhit të vendit tonë si një vend me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe inovacion, thuhet në njoftimin e ZKM-së raporton “Gazeta Blic”.